Për tri net me radhë, në sallën e shtëpisë së kulturës në fshatin Gjonaj, kanë marë pjesë 18 Ansamble dhe shoqëri kulturore artistike.
Krahas tri shoqërive që vlerësohen me çmimet më të rëndësishmet tradicionale ishin:
1. Çmimi ”Malësori” – ShKA ”Bresana” nga Bresana
2. Çmimi ”Malësorja” – Ansamblit ”ILIRIDA” nga Shkupi
3. Çmimi ”Lahuta” – Ansamblit Autokton ”Rugova”- nga Peja dhe Ansamblit ”Bajram Shabani”-nga Kumanova
Përpos këtyre tre qmimeve kryesore juria ndau edhe çmimet individuale që i marrin këngëtarët, valltarët, ritet etj. Dhe si ”VALLTARI MË I DALLUAR” iu dha valltarit, koreografit të ansamblit Ilirida, apo udhëheqësit artistik të këtij ansambli z.Ilir Loku.