Kesh i vogël dhe u rrita, ma lan emrin ILIRIDA
Më 25 Dhjetor 2015 (e Premte) në Galerinë e Arteve ’’Çifte Amam’’ në Qarshinë e vjetrër të Shkupit u hodhën themelet e një ambasadori të kulturës shqiptare Ansambli i Këngëve dhe Valleve ’’ILIRIDA’’-Shkup.
Mes perlash të rralla të gjerdanit kulturor të qytetit tone të Shkupit, dje u radhit edhe zyrtarisht një grupacion artistësh që për plot pesë vite më par nisi hapat e par por të sigurt për tu bër një ansambël dinjitoz. Ky rrugëtim sfidant , me impenjimin për të risjellur shpirtin e traditës brenda festave dhe organizimeve familjare, mori hov të shpejt edhe drejt festivaleve mbarëkombëtarë të këngës dhe valles shqipe, duke u kthyer gjithnjë e më shumë me trofe fitoresh, siq ndodhi me festivalin ’’TI KOËNDOJMË LIRISË’’-në Klinë ku rrëmbyen dy çmimet kryesore: Qmimi i parë ’’Mujë Krasniqi’’ dhe ’’Valltari më i mirë’’.
Këto suksese i hapën rrugë idesë për tu krijuar ansambl të ri i cili do të quhej Ansambli i Këngëve dhe Valleve ’’ILIRIDA’’-Shkup. Ansambël ky që vitin 2015 , pas shum suksesesh e sfidash e kurorezon me institucionalizimin e tije. Kjo mbrëmje solemne e shënimit të datëlindjes së parë së Ansamblit Ilirida, frymon edhe më shqip, në mes miqsh e dashamirësh që bashkojnë forcat në mbështetje vëllazërore, shtu siq na porosit kanuni{ shtëpia ësht e Zotit dhe e mikut )
Është moment shum fisnik dhe shpresdhënës të shohësh të tubuar dashamirë të artit dhe kultures nga gjitha trojet shqiptar për ti dhën perkrahje dhe frymëzim ansamblit tone thotë kryetari i këtij Ansambli z. Rufki Loki. Për ta përshëndetur këtë hapje solemne na u bashkuan: – Nga Shqiperia vjen koreografi I minjohur z. Fehmi Shaiqi. – Nga kosova përfaqësuesit e Ansamblit ’’SHOTA’’- Prishtinë, perfaqësues nga Ferizai, Gryka e Kaqanikut, Hani I Elezit në krye me Kryetarin e komunës Z. Rufki Suma. – Nga Tetova jonë na u bashkuan perfaqesues te AKV ”Jehona e Malsisë” e shumë dashamirë të artit dhe kulturës. – Këtë hapje solemne e mbështeti edhe Z. Mehmet Prishtia ,Pasardhësi i Herot të Kombit Hasan Prishtina I cili na ofroi perkrahje dhe bashkëpunim. – Drejtorët e arsimit së bashku me profesorët e arsimtarët sikur I dhanë nje forcë Rinis për ta vazhduar kët mision për Trashigimin kulturore shqipëtare. Nga gjithë kjo AKV-ILIRIDA ka pergjegjesi dhe obligim ta ruaj traditat dhe ti kultivoj ata përmes këngëve dhe valleve shqipe. Gëzimin dhe pikëllimin shqiptarët cdo herë e thurrën me këngë e valle.
UNË LINDA…
Zemra e sytë mu mbushën dritë, që kur erdha në këtë ditë
Pritni shokë se unë po vij, me këndu për trimëri
Pritni shokë se unë po vij, me vallëzu me krenari
Krahë për krahë e dorë për dore, hedhim vallen popullore
vajza të bukura e djem të ri, do vallëzojmë për Shqiptari.